“Presim që së shpejti të bëhen makinat tona më mirë të shitura, dhe se do të sigurojnë vendin e merituar të Opel tek adhuruesit e SUV makinave, dhe do të rrumbullakojnë ofertën tonë atraktive. Jam i kënaqur se pas panairit në Beograd modelet e reja tani premierë i prezantojnë edhe në Shkup”, ka deklaruar Nenadoviq
Në promovimin solemn në City Mall në Shkup, në prezencë të një numri të madh të gazetarëve, të përfaqësuar me SUV modelet e reja të Opel: Crossland X, Mokka X dhe Grandland X. Krosoverët e ri u prezantuan nga gazetarët e automobilizmit: Krumisllav Barzov, Vlladimir Ristoviq, Agron Sulejmani, Bllashko Veljanovski, Goran Antevski dhe Lupço Mihajllovski, së bashku me Dragan Nenadoviq, drejtori i Opel për Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Bullgari.
Drejtori Dragan Nenadoviq shprehu kënaqësinë e madhe për shkak të promovimit premierë të SUV modeleve në Maqedoni, si dhe për shkak të interesimit që ngjalli ky eveniment. “Jam shumë krenar që tani Opel mund të ofrojë madje tri makina të SUV segmentit. Mokka X është një pasardhës i shkëlqyeshëm i tani të famshmes Mokka, ndërsa Crossland X dhe Grandland X janë modeli i parë i përbashkët i zhvilluar në kuadër të gjeneratës së re – PSA. Me këto modele për herë të par futemi seriozisht me segmentin më të shpejtë në rritje në botë, segmenti i SUV makinave. Presim që së shpejti të bëhen makinat tona më mirë të shitura, dhe se do të sigurojnë vendin e merituar të Opel tek adhuruesit e SUV makinave, dhe do të rrumbullakojnë ofertën tonë atraktive. Jam i kënaqur se pas panairit në Beograd modelet e reja tani premierë i prezantojnë edhe në Shkup, ka deklaruar Nenadoviq.
Në Gjermani në dy muajt e parë të këtij viti sipas statistikës së KBA, organi federal i komunikacionit, këto tri makina kanë zënë vendin e parë në segmentin e SUV/krosover makinave.
Opel Crossland X është i kuptueshëm, i mprehtë dhe jashtëzakonisht praktik. Lojtari i parë në SUV përzgjedhjen është i përshtatshëm për të gjithë ata të cilët janë të gjithanshëm dhe të gatshëm për sfida. Pandan i përsosur i mënyrës urbane të të jetuarit falë SUV dizajnit të rafinuar dhe dimensioneve kompakte: i sofistikuar dhe dinamik, Crossland X i ri veçohet me prakticitetin dhe elegancën sportive. Crossland X posedon specifikë unike – enterier fantastik, i orientuar në drejtim të atyre që dëshirojnë funksionalitet dhe praktikë të avancuar për familjen e tyre. Opsioni për kulm me dy ngjyra, bagazh të madh si dhe hapësirë të brendshme të mjaftueshme janë atributet kryesore të Crossland X modelit. Ideal për udhëtime të shkurta për shoping, por edhe për udhëtim në destinacione edhe më të largëta. Vetëm një vit që nga hapja e librit për porosi vetëm se është bërë bestseller: 100.000 blerës në Evropë kanë zgjedhur Opel Crossland X.
Mokka X ka një dizajn tërheqës dhe qëndrueshmëri në të gjitha 4 rrotat. Anëtari i dytë i SUV ekipit është sukses i vërtetë për Opel, me më shumë se 750.000 makina të shitura. Vozitësit e Mokka X i gëzohen përparësisë kryesore e cila reflektohet në ulëset më të larta, duke dhënë theks në pamjen më të mirë. Ky aventurist kompakt ka tërhequr vëmendjen me dizajnin sportiv, ndërsa krahas asaj edhe dy herë është fitues i çmimit “Automobili i vitit i makinave 4×4”. Vetëbesim, vija muskulore tërheqin vëmendjen, derisa vendosja më lartë mbi sipërfaqe dhe rrotat e mëdha nga legura e lehtë janë dëshmi se bëhet fjalë për makinë të vërtetë terreni. Në fund tregimi që ka lidhje me Mokka X modelin është kombinimi i dinamikës, fuqisë dhe guximit.
Opel Grandland X paraqet të gjitha karakteristikat që i posedon një SUV makinë. Shkathtësia dhe shumëllojshmëria e madhe, e kombinuar me enterier stilistik-dinamik e bëjnë Grandland X pramium makinë me kualitete cilësore. Ky SUV i jashtëzakonshëm tërheqë vëmendjen me vijat e tij të mprehta, siluetë muskulore dhe pamje sportive. Shumë teknologjitë inovative e bëjnë vozitjen më të lehtë, më praktike dhe më të sigurt deri më tani. Të gjitha këto karakteristika e shfaqin Grandland X si një sfidues të vërtetë në klasën e vet.
Në fund të mbrëmjes drejtori Nenadoviq tërhoqi edhe fituesin e lojës së fatit i cili ka fituar vikend për dy vetë në Aurora Resort & Spa në Berovë ku do të udhëtojë me Grandland X dhe do të bindet me të gjitha mundësitë e tij.