Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) – Shkup, sot do ta bëjë promovimin e veprimtarisë shkencore dhe botuese gjatë vitit 2016. Promotorë në këtë promovim do të jenë akademik Luan Starova, studiuesi David Hosaflook dhe sekretari shkencor i ITSHKSH-Shkup, dr. Sefer Tahiri. Promovimi do të mbahet në sallën e ITSHKSH-së në ora 11:00.