Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko – juridike (IHSPJ) pranë Universitetit “Cirili e Metodi” do të promovojë “Studimin për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë 2016”. Qëllimi i studimit është të përgjigjet se cilat ngjarje nga e kaluara e afërt kanë ndikuar më shumë ndaj të rinjve dhe çfarë shenje kanë lënë, si të rinjtë mendojnë dhe sillen në temën e politikës, si mendojnë për familjen dhe martesën, sa ndjehen të gatshëm të jetojnë të pavarur.
“Studimi për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë 2016” është rezultat nga projekti shkencor-hulumtues me të njejtin titull, financuar nga UCM, ndërkaq ndërlidhet me studimet paraprake hulumtuese për të rinjtë të zbatuar nga kuadri shkencor i IHSPJ-së.