Ulje të tensioneve ndëretnike dhe ndërkonfesionale dhe konflikte tek rinia e shkollave të mesme në Maqedoni dhe relaksimi i tyre thelbësor dhe i qëndrueshëm përmes demistifikimit të klimës së përgjithshme politike dhe manipulimit politik është qëllimi i projektit “Demistifikimi i konflikteve ndëretnike”.
Aleksandar Cvetkovski nga Asociacioni për Tolerancë Qytetare dhe Bashkëpunim – AGTIS nga Prilepi në promovimin e sotëm në Shkup theksoi se projekti ofron qasje inovative në trajtimin e temës përmes videove dhe performansave.
“Ideja e projektit është të bëjmë një zhvillim të qëndrueshëm të klimës shkollore në vetë shkollat në mënyrë që tek fëmijët do ta përforcojmë kodin personal përkundër kodit kolektiv. Deri më tani janë bërë shumë projekte për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike dhe ne nuk jemi shumë të kënaqur me rezultatet, ndërkaq i shohim edhe rezultatet në terren. Ndoshta për shkak të stereotipeve të qasjes, ndoshta sepse gjithçka që ndodhë është përmes atij kodi kolektiv – njëri grup çdoherë janë maqedonas, shqiptarë, turq, këtu nuk kemi emra, mbiemra, fate personale, por të gjithë i shtyejmë në një turnus. Ky projekt këtë do ta evitojë në mënyrë që fëmijët do t’i mësojë që në vend se të flasin, të shprehen përmes videos, Fejsbukut, në mënyrën më të mirë që e dinë”, thotë Cvetkovski.
Krahas edukimit, me të cilin dëshirojnë ta prëforcojnë kapacitetin e fëmijëve për rezistencë më të madhe ndaj politikës posaçërisht të llojit ditor. dëshirojnë që ai të ketë ndikim edhe tek prindërit dhe tek udhëheqësitëp shkollore. Projekti, tha, ka edhe aspekt profesional, e ai është hulumtimi i gjendjes në shkollat e mesme me theks të dhunës në dhe jashtë shkollave të mesmke. Këtë hulumtim AGTOS do ta zhvillojë në bashkëpunim me partnerët e projektit ADI, QRK, IRZ, Zenit dhe Multietnikum.
Besa Arifi, profesoreshë në Unviersitetin e EJL-së, thotë se problem më i madh në shtet kur flitet për marrëdhëniet ndëretnike është se ndaj tyre shihet si ndaj hendikepit në vend të përparësisë, dhe çdoherë kur ekziston problem në vend, ai ndërlidhet me mosdurimin dhe mostolerancën ndëretnike. nevojitet, shtoi ajo, edhe njohje e ndërsjelltë dhe inkluzivitet më i madh në procesin arsimor për shkak të tejkalimit të frikave nga të ndryshmit nga vetvetja.
“Sa më pak druajtje të tilla aq më e vështirë është që njerëzit të jenë lëndë e manipulimeve të ndryshme të cilat më lehtë është të bëhen në bazë të përkatësisë etnike dhe religjioze. Ky është momenti më i rëndësishëm në shoqërinë tonë pasi që pikërisht në përditshmërinë tonë politike gjithmonë vërejmë se kur punët të bllokohen në ndonjë problem gjithmonë atij i jepet kontesti etnik, religjioz ose ndonjë kontest tjetër në vend se të kërkohet zgjidhja e vërtetë e cila në rastin më të shpeshtë është e përbashkët për të gjithë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, thotë Arifi.
Profesoresha Violeta Petkoska Beshka e Fakultetit filozofik në kuadër të Universitetit Shën Cirili dhe Metodij thekson se ajo që i duhet Maqedonisë është ndërtimi i një shoqërie inkluzive multietnike dhe multikonfesionale. Në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike e theksoi rolin e arsimit i cili që të arrihet ky qëllim duhet të ofrojë interaksion midis nxënësve të etnive të ndryshme.
“Kontakti duhet shoqëruar me status të barabartë midis grupeve, veçanërisht nga pikëpamja gjuhësore, të ketë qëllim të përbashkët, të ekzistojë bashkëpunim midis grupeve, të ketë mbështetje prej autoriteteve. Është shumë i rëndësishëm edhe interaksioni personal, që secili ta shohë tjetrin si individ, si personalitet dhe jo vetëm si pjesëtar të një grupi të caktuar etnik”, thotë Petkoska Beshka.
Konferenca për shtyp u shoqërua me performacën e të rinjve “Zënkë me jastëkë”, e cila është pjesë e projektit. Projekti financohet nga Ambasada e SHBA-së, ndërsa do të realizohet përmes qasjes inovative me zbatimin e video-trajnimeve, videove të shkurtra dhe kreative, të cilat mund të ndiqen në faqen e fansave në fejsbuk “Të rinj, por jo edhe të marrë”.