Vera cilësore e Maqedonisë, mishi i qingjit, djathi tradicional i deleve, ajvari shtëpiak, janë disa nga prodhimet të cilat degustohen në stendën nacionale promovuese në Mostar, Republika e BeH-së, në kuadër të panairit të Mostarit që po mbahet prej 4 deri më 8 prill.
Nga Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informojnë se interesi për prodhimet nga Maqedonia, shija e të cilave tradicionalisht është e njohur në këto hapësira, është mjaft i madh dhe stenda e Maqedonisë është një ndër më të vizituarat në panair.
Në panair prezantohen mbi 800 ekspozues nga 30 vende. Manifestimin e hapi kryeminsitri kroat, Andrej Pletkoviq sepse këtë vit partner i panairit është Republika e Kroacisë. Në solemnitet morën pjesë një numër i madh i burrështetasve nga rajoni dhe bota. Në kuadër të panairit mbahet edhe konferenca dyditore e nismës 16+1 në mesin e vendeve nga Evropa Juglindore dhe Republikës popullore të Kinës.