Shkup, 2 tetor – Muzeu i Luftës së Maqedonisë sot do të promovojë udhërrëfyes për program muzeu për fëmijë/persona me autizëm dhje familjet e tyre dhe seminar për punonjësit e muzeve. Udhërrëfyesi është pjesë e projektit “Muze të hapur” qëllimi i të cilit është avancimi i inkluzivitetit, edukimit, drejtësisë sociale dhe qasjes në muze, ndërsa promovimi është në kuadër të Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore. “Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i qasjes në përmbajtjet e muzeve dhe inicim të zhvillimit të ardhshëm të programeve të muzeve për përmirësim dhe inkluzivitetit të grupeve të ndjeshme në shoqëri – fëmijë me autizëm dhe familjet e tyre”, njofton Muzeu i Luftës së Maqedonisë. Projekti realizohet në bashkëpunim me SHFP “Dr. Zllatan Sremec” dhe Shoqatës shkencore të Maqedonisë për autizëm, ndërsa është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në kuadër të shënimit të 2018 – Vitit evropian të trashëgimisë kulturore.