Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot do të promovohet masa Vetëpunësim nga Plani operues për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2017.
Masën në konferencë për media do ta sqarojë ministri dikasterial Ibrahim Ibrahimi dhe drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë Vllatko Popovski.
Plani operues për vitin 2017 ka 22 programe dhe masa për punësim, si dhe 11 shërbime në tregun e punës. Target janë personat që vështirë punësohen, kategoritë posaçërisht të rrezikuara, shfrytëzuesit e asistencës sociale, prindërit beqarë, fëmijët pa prindër ose me një prind, personat me invaliditet.
Vitin e kaluar Plani operues hapi 8.400 vende pune, ndërsa në vitin 2017- të priten 10.000 punësime të reja.