Shkup, 25 tetor – Masë aktive për hapjen e vendeve të reja të punës në organizatat qytetare, si pjesë e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësimin dhe shërbimet e tregut të punës, do të promovohet sot në Shkup.
Masën do ta promovojnë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Luiza Vinton dhe drejtoresha e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska.
Kjo masë për përfshirjen e organizatave qytetare është pjesë e planit operativ për punësim, me të cilin duhet të përfshihen 41.562 persona të papunësuar deri nga fundi i vitit. Për të gjitha masat nga plani janë ndarë 16 milionë euro.
Theks me masat është vendosur në rritjen e punësimit të personave të rinj deri 29 vjeçarë, ndërsa prioritet do të jetë pjesëmarrja e barabartë e burrave dhe grave në shfrytëzimin e tyre. Përveç kësaj, për herë të parë mundësohet përfshirje e organizatave qytetare që të shfrytëzojnë masa për punësim.