Shkup, 15 nëntor – Me datë 16 nëntor, me fillim në ora 11:00, në hapësirat e rektoratit të UNT-së (kati i VI), do të promovohet libri i autorit Shaban Trstena me titull “Rrugëtimi i një kampioni olimpik”. Shaban Tërstena ka lindur me 1 janar 1965 në Shkup, është një mundës shqiptar[Cito burimet], i cili e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Los Angeles në vitin 1984 dhe një medalje të argjendtë në lojërat olimpike në Seul në vitin 1988. Tërstena gjithashtu është kampion i Evropës për vitin 1984, ndërsa fitoi medalje të argjendtë në vitet 1983, 1985, 1986 dhe medalje të bronztë në vitet 1982 dhe 1988.