Me moton “Shikoje fëmijën, jo pengesën” zyra e UNICEF-it në Shkup sot do ta promovojë versionin e Maqedonisë nga Klasifikimi ndërkombëtar i funksionimit, i cili pritet të bëjë ndryshim në mënyrën në të cilën i shikojmë dhe u përgjigjemi nevojave të fëmijëve me pengesa.
Siç informojnë nga UNICEF-i, krahas fjalimit të përfaqësuesit të UNICEF-it, Benxhamin Perks, është parashikuar prania dhe fjalim i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Ngjarja, sipas UNICEF-it e shënon edhe fillimin e fazës së re të fushatës “Bëhu korrekt. Për fëmijëri pa pengesa”.