Në këtë video-intervistë ekskluzive që do të publikohet nesër (e premte) ora 10, për gazetën KOHA, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, përveç dekorimimit nga Presidenti i Kosovës, flet edhe për fushatën parazgjedhore, ofertën e partisë së tij për shqiptarët si dhe si e sheh ardhmërinë e shtetit. Ai mes tjerash thekson se, pa ndryshimin e emrit, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, ndërsa potencon se maqedonasit këtë duhet ta kuptojnë sa më parë… Thaçi flet edhe për aferën e përgjimeve, rastin e Kumanovës, si dhe problematika të tjera…