Shkup, 20 mars – Fillimi i seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Trajektorja” që ishte caktuar për në orën 10:30, është anuluar për më 11:45 për shkak të obligimeve të avokatit Dimitar Dangov.
Gjykatësi Goran Boshevski tha se Dangov si mbrojtës i deputetit Lupço Dimovski duhet të shkojë në seancën gjyqësore në Gjykatën Supreme ku sot do të shqyrtohen ankesat për paraburgimet e të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Në lëndën e PPS -së “Trajektorja”, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish- zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.
Të gjithë të akuzuarit erdhën në seancën e sotme gjyqësore në të cilën duhet të shqyrtohen dëshmitë e materialit.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Goran Boshevski në fillimin e seancës së sotme e refuzoi si të pabazë propozimin e mbrojtjes SMS porositë të hidhen poshtë si dëshmi në këtë procedurë, sepse ato nuk mund të vlerësohen në këtë fazë, si dhe kërkesa për audioincizimet dhe raportet e ekspertizës të mos përdoren në procedurë si dëshmi materiale për shkak të pamundësisë të konfirmohet autenticiteti i tyre.
Gruevski, Peshevski, Janakievski dhe Gorgievski janë të akuzuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet. Ata para Gjykatës u shprehën se e kanë kuptuar aktakuzën, por se nuk nuk ndihen fajtorë.
Sipas PPS-së me veprimin kundërligjor të kompanisë kineze “Sinohidro” fitoi interes pronësoro-juridik prej 155.117.256 eurosh, ndërsa vlera e dëmit paraqet dallim mes vlerës së çmimit të cilën si shtet ia paguajmë ” Sinohidros” dhe çmimin që kjo kompani ua paguan prodhuesve.
Mbrojtja, në fjalimet e tyre hyrëse tha se do të tregojnë se me rrethanat dhe të dhënat me të cilat dispononin të akuzuarit gjatë sjelljes së vendimeve nuk është bërë veprim i kundërligjshëm.