Shkup, 8 nëntor – Prokurorja Vilma Ruskovska para pak kohe në shoqërinë e një nëpunësi të policisë e braktisi gjykimin në lëndën “27 prilli” pasi që u sëmurë në sallën gjyqësore.
Prokurorja Ruskovska nga gjykatësja Dobrilla Kacarska kërkoi që t’ lejojë ta braktisë sallën gjyqësore për shkaqe sigurie.
Gjykimi vazhdon me shqyrtimin e video xhirimeve nga shtëpitë televizive. Në sallën gjyqësore janë të pranishëm të gjithë 32 të akuzuarit, përveç i akuzuari Sasho Markovski për të cilin procedura është ndarë.
Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Prokurorja Trajçevska para fillimit theksoi se të gjitha tv kamerat kanë bërë regjistrime nga disa orë nga Kuvendi, por për nevojat për ditarët dhe programet janë shfrytëzuar një numër shumë i vogël, për çka koha e videove nuk përgjigjen me kohën reale.
TV xhirimi i parë është nga TV Alfa, ku shihen si hyn grupi i qytetarëve dhe nëpunësve policorë nëpër shkallët kryesore në Kuvend. Turma mban flamuj dhe brohorit Maqedoni, Maqedoni!
Nga filmimet para Kuvendit shihet se ka filluar të errësohet, njerëzit janë para derës së hyrjes dhe lirshëm lëvizin dhe hyjnë brenda një grup i madh i njerëzve.
Nga xhirimi shihet një automjet i ndihmës së parë mjekësore si tenton të vijë deri tek hyrja e prapme, por i cili nuk mund të depërtojë deri tek Kuvendi dhe pasi është penguar nga qytetarët është tërhequr. Pastaj shihet një automjet tjetër i ambulancës dhe si në të bartin ma karrocë një të lënduar. Tërë kohën përreth ka qytetarë.