Shkup, 21 gusht – Prokurorja nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska sqaroi se hetimi për rastin “Reket” mund të zgjasë tre deri në gjashtë muaj.
Ajo theksoi se masa e paraburgimit për Katica Janevën ka qenë e domosdoshme. Ruskoska thekson se ende nuk është përgatitur aktakuzë e plotë, pasi hetimi për rastin “Raket” po vazhdon, mirëpo ajo siguroi që brenda tre muajve do të duhet të përfundoj plotësimi i aktakuzës.
Prokurorja Ruskoska thotë se që nesër do të informoj Këshillin Gjyqësor për masën e caktuar ndaj prokurores në dorëheqje të PSP-së Katica Janeva, në mënyrë që Këshilli të vazhdon me punën.
Ruskoska mes tjerash tha se disa nga kompjuterët e bashkëpunëtorëve në PSP kanë pësuar fshirje të pjesshme, mirëpo siguroi se asnjë kompjuterët e prokurorëve nuk janë formatuar. Ndërsa prej telefonave të konfiskuar të prokurores Janeva, Ruskoska tha se vetëm telefonin që e kanë gjetur në Gjevgjeli ka qenë i formatuar.