Ankara, 5 janar – Prokuroria Publike turke sot dha urdhëresa të reja për arrestimin e 380 biznesmenëve, nën dyshimin se e kanë financuar lëvizjen e imamit Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa grusht shtetit të pasuksesshëm në vend, në korrik të vitit të kaluar. Siç lajmëroi agjencia Anadolia, me urdhëresat e Prokurorisë, krahas arrestimit të të dyshuarve, kërkohet edhe bastisja e shtëpive dhe zyrave të tyre. Gylen, i cili jeton në ekzil vullnetar në SHBA, i hedh poshtë akuzat për lidhshmëri me tentimin për grusht shtet, me ç’rast jetën e humbën mbi 240 persona. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm, autoritetet turke arrestuan apo larguan nga puna dhjetëra mijë persona, mes të cilëve edhe oficerë, policë, nëpunës shtetëror, mësimdhënës dhe profesorë universitar, nën akuzën për lidhshmëri me organizatën e Gylenit.