Bratislavë, 19 gusht – Prokuroria e Sllovakisë kumtoi se ish-ushtari Miroslav Marçek është vrasësi i gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, njofton Radioja sllovake.
Marçek e ka pranuar se e ka kryer veprën gjatë marrjes në pyetje në Agjencinë nacionale për luftë me krimin. Prokuroria shpreson se ai do të nxirret para gjyqit deri në fund të vitit.
Për vrasjen e Kuciak u akuzuan pesë njerëz mes të cilëve edhe vrasësi i dyshuar, porositësi dhe ndërmjetësuesi. Në paraburgim janë katër prej tyre të cilët akuzohen edhe për përgatitjen edhe të tre vrasjeve – të avokatit dhe dy të prokurorëve.