Moskë, 21 shtator – Prokuroria shtetërore ruse dëshiron ta marrë në pyetje Aleksej Navalnin në Gjermani, ku është në spital, dhe t’i zbulojë detajet për udhëtimin e tij në Novisibirsk dhe Tomsk.
Prokuroria, së bashku me policinë e trafikut, kanë dërguar kërkesë përkatëse deri te Ministria gjermane e Drejtësisë, transmeton RT.
Hetuesit kanë për qëllim ta kontrollojnë versionin se Navalni është helmuar, siç bënë të ditur autoritetet gjermane.
Prokuroria ruse është e interesuar dhe pse opozitari i ka ndërruar dhomat e hotelit derisa ka qenë në Tomsk.
Krahas kësaj, ata i kërkojnë nga ekspertët gjermanë edhe të gjitha analizat dhe testet toksikologjike.
Parashihet Navalni të merret në pyetje në Gjermani, ndërsa Ministria e Drejtësisë së vendit e mori dokumentin dhe për momentin e shqyrton.