Shkup, 6 shtator – Prokuroria Publike i pret lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, përderisa vazhdojnë konsultimet mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin e PP, me të cilin duhet të zgjidhet edhe fati i PSP-së, njofton Koha.mk
Prokuroria Publike ende e shqyrton çështjen nëse do t’i pranojë lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, informojnë nga PPRM.
Prokurorja publike Katica Janeva , e cila është në paraburgim në burgun Shkup-Shkup si e dyshuar për rastin “Zhvatja”, ka dhënë autorizim që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publike të RMV-së. Me këtë autorizim Janeva i autorizon prokurorët e kësaj Prokurorie Publike t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV-së të gjitha lëndët që i ka kjo Prokurori Publike siç janë: lëndët penale në gjykim, në hetim dhe në procedurë para hetimore.
Procedurë logjike është letra që e ka dërguar prokurorja speciale publike, Katica Janeva lidhur me lëndët e PSP-së, e kjo del edhe nga bisedimet me VMRO-DPMNE-në dhe sipas të gjitha rrethanave tjera, vlerëson kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se zgjidhja është që të arrihet marrëveshje, sipas së cilës lëndët duhet të kalojnë në Prokurorinë Publike.
“Pres të ecim përpara, duhet të takohen grupet punuese, nëse dy palët janë të gatshme pas konsultimeve, që të vazhdohet në gjetjen e zgjidhjes, që duhet të jetë deri nga fundi i javës”, theksoi kryeministri Zaev.
Shtoi se pret në fillim të javës së ardhshme të ketë marrëveshje për lëndët e PSP-së duke pasur parasysh se skadon afati ligjor për funksionimin e tij.
Në Ministrinë e Drejtësisë dje u mbajtën konsultime për ligjin për prokurori penale me grupin e punës. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk publikoi fotografi, në të cilat shihet se midis të pranishmëve është edhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska, akademiku Vllado Kambovski dhe pedagogë nga Fakulteti Juridik.
Dallimet kryesore mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin e Prokurorisë Publike mbeten rreth statusit të prokurorëve nga PSP-ja dhe lëndët e tyre që nuk janë në procedurë gjyqësore.
Për shkak afateve të shkurtuara Ligji për PP pritet të miratohet më vonë deri më 15 shtator. Që të miratohet nevojitet shumicë prej dy të tretave nga deputetët, ndërsa miratimi i tij është kyç edhe për eurointegrimet e vendit. (koha.mk)