Prokuroria Publike e Stambollit njoftoi se Khashoggi është vrarë sipas një plani të përgatitur, duke u mbytur posa ka hyrë në konsullatë.
“Kufoma e Khashoggit është zhdukur duke u copëtuar pasi është vrarë”, njoftoi prokuroria.
Përkundër përpjekjeve tona qëllimmira për zbulimin e së vërtetës, nga takimet nuk është arritur ndonjë rezultat konkret, thuhet në sqarim.
“Autoritetet saudite nuk kanë dhënë sqarim në lidhje me praninë e bashkëpunëtorit vendas në vrasjen e Khashoggit”.
Prokuroria e Stambollit ka përsëritur kërkesën për ekstradimin e të dyshuarve të cilët është njoftuar se janë arrestuar në Arabinë Saudite.
Kryeprokurori Publik i Stambollit dhe delegacioni shoqërues është ftuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen e Khashoggit. (A.A.)