Shkup, 24 tetor – Edhe pse në disa media u publikua informacione se sot do të merren në pyetje deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevskin nga Prokuroria Publike kanë dalë me informacion zyrtar duke demantuar se deputetët janë ftuar për të dhënë deklaratë. Edhe vetë deputeti Krsto Mukoski ka demantuar se është ftuar në prokurori, duke thënë se informacionet janë spekulime. Mbrëmë mediat informuan se Mukoski dhe Vasilevski për sot janë thirrur në Prokurori për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit. Ata së bashku me Johan Tarçullovskin akuzohen se kanë hapur dyert e Kuvendit, nga e cila u futën protestues të dhunshëm dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.