Tiranë, 15 dhjetor – Pas tërmetit shkatërrues i cili e goditi Shqipërinë më 26 nëntor dhe është mi i rëndi pas atij të vitit 1979, autoritetet filluan me arrestime nën akuzën për vrasje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kjo vjen shpejtë pas ultimatumit të prokurorit shtetëror publik Olsian Çela dhe filloi në Durrës.
Ekipet për hetime për tërmetin në Durrës nënshkruan 17 urdhra për arrestime të investitorëve, inxhinierëve të ndërtimit dhe persona zyrtarë për shkak të shkeljes së standardeve të sigurisë gjatë ndërtimit.
Nga numri total i urdhrave të dhënë janë arrestuar nëntë persona përderisa të tjerët janë në kërkim, por dyshohet se e kishin lëshuar vendin.
Të dyshuar për mosrespektim të standardeve për siguri të objekteve, përfshirë edhe hotelet “MiraMare” dhe “Tropikal”. Katër persona janë akuzuar për vrasje të qëllimshme të 24 viktimave në tërmetin në Durrës. Tre prej tyre janë pronarë të firmave të ndërtimit përderisa njëri është udhëheqës i sektorit për urbanizim i cili kishte lejuar që të ktheheshin banorë në ndërtesën e dëmtuar në të cilën pastaj jetën e humbi një epror i policisë.
Në mesin e të arrestuarve janë Ruzhdi Xheka (79) ndërtues i hotelit “MiraMare”, ku humbën jetën dy persona dhe Abdulla Osman (61) ndërtues i hotelit “Tropikal”, ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova. Policia nuk arriti ta arrestojë ndërtuesin e shtëpisë katërkatëshe të familjes Lala ku jetën e humbën tetë anëtarë të familjes, i cili menjëherë pas tërmetit e kishte lëshuar vendin.
Prokuroria në Durrës ka ftuar për t’i marrë në pyetje 90 persona: inxhinierë, pronarë të objekteve, investitorë dhe persona të tjerë kompetentë. Hetimi përfshin të paktën 60 firma ndërtimi.
Ndërtimi ilegal është një nga problemet më të mëdha në Shqipëri që nga rënia e komunizmit në vitin 1990, kur një numër i madh i banorëve u shpërngulën nga qytetet, gjë që shkaktoi ndërtim masiv me kontrollë të dobët nga autoritetet.