Paris, 13 dhjetor – Prokurori parisien sot në mëngjes konfirmoi se ka ndërruar jetë edhe një person, i cili ishte lënduar në sulmin në Strasburg.
Kjo është viktima e tretë nga sulmi terrorist. Edhe një, personi i katërt, gjendet afër vdekjes. Hetimi pas të dyshuarit për sulmin vazhdon.
Paraprakisht, mediet lokale spekulonin me numrin e viktimave. Ata bënë të ditur se në sulm kanë humbur jetën së pari katër, pastaj tre persona, ndërsa 14 janë lënduar, prej të cilëve disa persona më rëndë.