Prokuroria me urdhër për zbulimin e autorit që në mënyrë të paautorizuar ka xhiruar një deputet

Shkup, 20 maj – Prokuroria Themelore Publike -Shkup pas marrjes së informacionit për xhirim të paautorizuar ndaj një deputeti, ka dhënë urdhër për vërtetimin e identitetit të taksistit i cili kinse ka kryer xhirimin e bisedës, të bëhen kontrolle nga cilët persona eventualisht është porositur drogë narkotike dhe përmes instrumenteve ndërkombëtare të kontrollohet poseduesi i profilit të rrjetit social rus vkontakte, njofton Koha.mk

Nga PTHP informojnë se në Kuvendin e RMV-së më 15 maj të këtij viti në Stacionin e policisë në Qendër ka paraqitur “përgjim të paautorizuar dhe xhirim tonik” nga person i panjohur.

Sipas pohimeve në kallëzimin në datë të caktuar të periudhës prej muajit mars deri maj të këtij viti, derisa është vozitur me veturë taksi nga kompani e paidentifikuar dhe ka biseduar me telefon celular, deputeti në mënyrë të paautorizuar është incizuar nga shoferi i taksitë. Biseda më pas është publikuar në Youtube në profilin Bomba 2019 si dhe në rrjetin social rus vkontakte.

“Nga MPB është dorëzuar Urdhër që të kryhen kontrolle rreth identitetit të taksistit i cili kinse ka kryer xhirimin e bisedës, të bëhen kontrolle nga cilat persona eventualisht është porositur droga narkotike dhe për cilat persona është porositur. MPB përmes instrumenteve të saja ndërkombëtare do të duhet të bëjë kontrolle edhe për atë cili është përgjegjës i profilit të rrjetit social rus vkontakte”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Nga Prokuroria informojnë se nëse vërtetohet identiteti i kryerësit dhe sigurohen prova ligjore, MPB duhet të ngritë kallëzim penal deri te Prokuroria. (koha.mk)