Me qëllim vërtetimin e fakteve si ka ndodhur aksidenti tragjik në rrugën Tetovë-Gostivar, ku humbën jetën 13 persona dhe shumë tjerë u lënduan, kujdestar i Prokurorisë së Shkupi, ka kryer ekspertizë në vendngjarje, raporton gazeta KOHA. Njëkohësisht, prokurori përkatës ka dhënë urdhër për analizë të urinës dhe gjakut të shoferit të autobusit nga kompania “Durmo Turs”.
“Në drejtim të vërtetimin të arsyeve të aksidentit, prokurori publik do të jep urdhër per obduksion të trupave të personave të vdekur, si dhe kontroll të jashtëzakonshme teknik mbi autobusin. Gjatë kësaj nate vend i ngjarjes do të sigurohet, ndërsa kontrolli dhe ekspertiza, gjegjësisht tërhjekja e autobusit do të vazhdoi gjatë ditës së nesërme”, thonë nga Prokuroria Publike.(KOHA)