Prokuroria kërkon dënim më të lartë për të akuzuarit për vjedhjen në “Tutunska banka”

Shkup, 27 tetor  – Prokuroria Publike e Shkupit në seancën e sotme ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarve për vjedhjen në “Tutunska Banka” t’u shqiptohet dënim më i lartë, i cili sipas Kodit Penal është 10 vjet. Katër të akuzuarit për vjedhjen sot duhet të paraqesin fjalët përfundimtare. Ata në seancën e kaluar gjyqësore e pranuan fajin, por nuk zbuluan se çfarë kanë bërë me paratë e vjedhura. Prokuroria Publike kumtoi se të katërtit u deklaruan fajtorë dhe se dhe me paramendim dhe në më shumë veprime të ndërlidhura kohore, duke e shfrytëzuar pozitën e tyre të punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar para në një sasi të konsiderueshme prej 400.000 franga zvicerane dhe 375.000 euro. Më 10 prill të këtij viti ata kamë kryer vjedhje të 2.000.000 frangave zvicerane dhe 270.000 euro. Megjithëse i kanë pranuar plotësisht pohimet e aktakuzës, të akuzuarit nuk kanë zbuluar çfarë kanë bërë me paratë e vjedhura.

Avokatët kërkuan dënime më të buta, pasi të akuzuarit e kanë pranuar fajin. E vetmja rrethanë lehtësuese e cila mund t’ua zvogëlojë dënimin është ajo që të akuzuarit deri më tani nuk janë evidentuar si autorë të veprave penale. Prokurori kompetent, i cili punon me lëndën deri te Gjykata, ka dorëzuar edhe propozim akuzues kundër katër personave të tjerë, të cilët, si persona përgjegjës në bankë në bazë të aktit të përgjithshëm,  me autorizim të veçantë u janë besuar punë të caktuara, por ata në mënyrë të papërgjegjshme kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe detyrave të tyre dhe me atë e kanë mundësuar përvetësim të kundërligjshëm të parave në shumën e lartpërmendur.  Procedura kundër këtyre katër personave vazhdon ndaras.