Shkup, 2 mars – Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale ka paraqitur propozime për caktimin e masës së arrestit për tre persona, që kanë marrë pjesë në protestat për aktvendimin në lëndën “Monstra”.
Për personat është ngritur procedurë penale – Pjesëmarrja në turmë që do të kryejë vepër penale në përputhje me nenin 385 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë 29 vjeç dhe 22 vjeç, më 26 shkurt morën pjesë në tubimin publik të qytetarëve në Shkup – protestë për aktvendimin në lëndën “Monstra”. Me këtë rast, ata ishin pjesë e një turme që duke vepruar së bashku kryen dhunë ndaj nëpunësve të policisë dhe personave të tjerë të pranishëm. Njëherit, të dyshuarit dhe disa persona të tjerë filluan të vepronin së bashku drejt nëpunësve të policisë, duke hedhur gurë, pllaka bekatoni, shufra metalike dhe sende të tjera, në përpjekje për të thyer kordonin e policisë. Si rezultat, një gazetar i pranishëm në vendin e ngjarjes u lëndua rëndë, ndërsa 11 efektivë të policisë u lënduan”, thuhet në komunikatën e PTHP.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se të dyshuarit mund të arratisen ose ta përsërisin veprën penale, prokurori publik kompetent i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup për të caktuar masë arresti për tre të dyshuarit. Më parë për të njëjtën ngjarje, Prokuroria Themelore Publike Shkup tashmë ka filluar procedura kundër dy pjesëmarrësve të tjerë në protesta.
Protesta më 26 shkurt u organizua për shkak të pakënaqësisë së familjeve të të pandehurve në rastn “Monstra” pas shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm të të pandehurve Halil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, dënimi i vetëm me 15 vjet burg për të pandehurin Fejzi Aziri dhe dënimi i vetëm me burg prej nëntë viteve të të pandehurit Haki Aziri, të akuzuar për vrasje të pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ndërsa është refuzuar vetëm akuza e të pandehurit Sami Luta, për shkak të heqjes dorë të prokurorit publik.