Shkup, 15 korrik – Prokuroria Publike kërkoi paraburgim për dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “pranimin e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, ndërsa njëri nga ata është i dyshuar edhe për vepër penale “pastrim parash dhe kontribute të tjera nga vepra e dënueshme”.
Prokuroria nga 2 maji i këtij viti kundër këtyre dy personave ka kryer procedurë parahetimore gjatë së cilës janë grumbulluar më shumë dëshmi verbale dhe materiale që japin bazë kundër tyre sot të hapet procedurë hetuese për kallëzim penal.
“Procedura hetuese udhëhiqet nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019 i dyshuari i parë duke përdoruar ndikimin e tij ndaj prokurorit publik, ka ndikuar që të kryhet veprim me të cilin në procedurë hetuese do të lirohet pozita e një personi të dyshuar në atë procedurë, ndërsa i dyshuari i dytë ka kontribuuar me atë se ka dakorduar takime të vazhdueshme dhe vendosjen e kontaktit të ndërsjellë të të dyshuarit të parë me bashkëshorten e të dyshuarit në atë procedurë personalisht me të dyshuarin”, tha në konferencë për shtyp sot pasdite prokurorja Villma Ruskovska.
Në takimet, siç tha, të dyshuarit i kanë bindur dëshmitarët në ndikimin e të dyshuarit të parë ndaj prokurorit publik dhe për ndërmjetësim në dy raste kanë pranuar gjithsej 1,5 milionë euro. Takimet janë mbajtur në disa vende në shtëpinë e dëshmitarëve, por edhe në shtëpinë e të dyshuarit të parë.
Për të dyshuarin e parë krahas kësaj vepre penale udhëhiqet edhe hetim për veprën penale “pastrim parash dhe kontribute të tjera nga vepra penale” sepse paraprakisht mjetet e zbatuara nga vepra penale marrjen e shpërblimit për ndikimin e kundërligjshëm i ka lëshuar në qarkullim si para të fituara legalisht dhe me ata ka blerë sende, veshmbathje, ka paguar pushim edhe pse e gjithë kjo i ka tejkaluar të ardhurat e tij.
Në pyetjen e gazetarëve prokurorja nuk i ka zbuluar identitetet ose inicialet e të dyshuarve duke respektuar prezumimin e pafajësisë, e as u përgjigj se a janë personat për të cilët sot ishte bërë e ditur se janë arrestuar, identiteti i prokurorit ndaj të cilit ata kanë pasur ndikim. Në këtë rast ishin shfrytëzuar masa të veçanta.(koha.mk)