Shkup, 29 tetor 2018 – Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kumtoi se konform nenit 272 të Ligjit për procedurë penale, ka hapur lëndë pas zërave lidhur me ndarjen e koncesionit për qendrat për dializë në Republikën e Maqedonisë.
“Duke i përcjellë reagimet e “Nefron” – Shoqata për qytetarë me veshka të sëmura dhe shkrimet e disa mediave që tregojnë në një sërë jokonsekuencash gjatë zbatimit të procedurës pas Shpalljes për ndarje të koncesioneve të qendrave për kryerjen e dializave, Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar ka vlerësuar se ekziston bazë dyshimi që duhet të verifikohet. Dyshimet, tregojnë se procedura është zbatuar në mënyrë jotransparente me favorizim indirekt të personave juridikë dhe fizikë me ç’rast provajderë të njohur ndërkombëtarë me përvojë të madhe janë vendosur në pozicion të caktuar, theksohet në kumtesën e Prokurorinë Themelore.
Njëherit, theksojnë nga Prokuroria, ekziston dyshim edhe në lidhje me vendimin për vërtetimin e çmimit referent për trajtim hemodialize konform udhëzimit për mënyrën e kryerjes së veprimtarisë shëndetësore, që i përket mjekimit me dializë, me të cilën çmimi referent e kushtimit të pakos – trajtim hemodialize tek insuficienca kronike e veshkave është rritur prej 4.855 denarë në 5.400 denarë