Për zjarrin në korrik të vitit të kaluar në zonën Mati ku jetën e humbën 100 persona, ndërsa ishte shkaktuar dëm i madh material, Prokuroria greke penalisht ndjek 20 funksionarë mes të cilëve edhe prefektin e periferisë së Atikës, kryetarët e komunave të Maratonas dhe Rafinas, ish sekretarin e përgjithshëm të mbrojtjes civile, funksionarë të policisë dhe Shërbimit zjarrfikës, por edhe një burrë 65 vjeçar i cili është përgjegjës për shpërthimin e zjarrit, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Akuza i referohet vënies së zjarrit nga neglizhenca, vrasje nga neglizhenca dhe për shkak të lëshimeve dhe lëndime fizike nga neglizhenca, ndërsa sipas Agjencisë ANA-MPA për këto shkelje ligji parasheh dënime deri në pesë vjet burg, ndërsa në rrethana të jashtëzakonshme edhe deri në dhjetë vjet.
ANA-MPA ka publikuar se në hetimet janë dëgjuar 350 familjarë të viktimave dhe është rishikuar material që ka përmbajtur biseda mes policisë dhe Shërbimit kundër zjarreve, video incizime dhe të dhëna dhe informacione tjera.
Në lëndë janë përfshirë edhe raporte të ekspertëve, por edhe ankesa të familjarëve të viktimave.(koha.mk)