Paris, 29 nëntor – Prokuroria nacionale anti-terroriste sot kërkoi gjykim kundër 20 personave në hetimin për sulmet terroriste të 13 nëntorit të vitit 2015, përfshirë në mesin e tyre edhe Sallah Abdeslam, anëtarin e vetëm të gjallë nga grupi terrorist e cila i kreu sulmet në Paris dhe Sen Deni, transmeton gazeta KOHA.
Gjykimi për sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 duhet të mbahet në vitin 2020, ndërsa akuza është në fazën e re gjyqësore. Sipas medieve franceze, akuza finale e Prokurorisë Nacionale për Luftë Kundër Terrorizmit është dokument prej 562 faqeve përfundimisht preciz dhe i hollësishëm, i cili në mëngjes iu ishte dërguar palëve, mbrojtjes dhe palëve të qytetarëve.
Prokurori publik kërkon dërgim para gjykatës speciale penale të 20 personave të akuzuar, prej të cilëve për gjashtë persona ka urdhra për burgosje dhe të cilët supozohet se asnjëherë nuk do të paraqiten para gjykatës për këtë sulm më vdekjeprurës terrorist në Francë. Sulmi mund të ishte edhe më vdekjeprurës, sepse “Nëse Franca ishte meta kryesore e terroristëve, caku i tyre fillestar ishte më i gjerë ata qartë planifikonin sulm paralel në aeroportin në Amsterdam”, shkruan prokurori nacional për luftë kundër terrorizmit në akuzën e tij të fundit.
Në zemër të këtij sulmi në nëntor të vitit 2015, ishte qelia terroriste e cila qëndronte në “dy shtylla”, “të artikuluar rreth individëve të cilët iu përfshinë Shtetit Islamik dhe të cilët kishin pasur trajnim intensiv fetar dhe paraushtarak” – gjithsej 23 persona, prej të cilëve disa humbën jetën – dhe “të përforcuar nga individë të cilët mbetën në Belgjikë, por në pjesën më të madhe iu përmbaheshin tezave të frikshme të Shtetit Islamik”.
Nga vera e vitit 2015, Shteti Islamik me të vërtetë vendosi që t’i dërgojë rekrutët e tij në Belgjikë, me qëllim që të formohet qeli terroriste, e dedikuar që të kryejë një varg sulmesh me përmasa të mëdha në Evropë dhe veçanërisht në Francë.
Ndërsa, prej 1 shtatorit të vitit 2015, me arritjen e Shakib Akruh dhe Bilall Hadfi – dy anëtarë të grupit sulmues nga viti 13.11.2015, tani të ndjerë – “qelia terroriste bëhet me të vërtetë operuese dhe e gatshme që t’i godisë Evropën dhe Francën”, analizon prokuroria.
Pastaj, “muajt shtator, tetor dhe nëntor 2015 ishin të dedikuara për prodhimtarinë e rripave eksplozivë dhe në gjetjen e kallashnikovëve”.
Në listën e të akuzuarve: i vetmi i mbijetuar i komandove, Sallah Abdeslam, sipas prokurorisë është “individ i radikalizuar, totalisht i mbështetur në tezat e Shtetit Islamik”, mund të lexohet në aktakuzë, i cili “në natën e sulmeve tentoi që ta aktivizojë rripin e tij shpërthyes”. Por, supozohet se për shkak të një defekti nuk shpërtheu, ka treguar hetimi.
Për Sallah Abdeslam, i cili tani ka 30 vjet, prokuroria, sipas një nga të afërmve të tij, kërkon që të dënohet për “vrasje në bandë të organizuar, në lidhje me akt terrorist” dhe “komplot kriminal për aktivitete terroriste”. Prokuroria me këtë sqaron se “qëllimi i terroristëve ishte që të kryejnë sulme të koordinuara dhe të përnjëhershme. Për këtë, secili nga dhjetë terroristët e pranishëm në Paris dhe Sen Deni duhet të llogaritet si bashkautor i të gjitha sulmeve të 13 nëntorit”.
Prej gjithsej 20 personave për të cilët Prokuroria Nacionale për Luftë Kundër Terrorizmit kërkoi që të gjykohen, pesë prej tyre janë lëndë e urdhërarresteve ndërkombëtare për burgosje dhe janë të vdekur në Siri. Vëllezërit Zhan-Mishel dhe Fabian Klin, për shembull, të cilët e ndërmorën përgjegjësinë për sulmet, ishin cak i aksioneve ushtarake në Siri. Usama Atar, gjithashtu i paraqitur si urdhërues i këtyre sulmeve dhe i emëruar “gjatë vitit 2015 në krye të qelisë për operacionet e jashtme, strukturë e Shtetit Islamik, e krijuar në vitin 2014 që të planifikojë sulme jashtë zonës irakiano-siriane”, analizon prokuroria. Megjithatë, këtyre xhihadistëve, nëse gjykatësit hetues i ndjekin dokumentet e prokurorisë, do të gjykohen gjatë gjykimit për sulmet e 13 nëntorit.
“Gjegjësisht, duke pasur parasysh situatën në vendngjarje, operacionet forenzike, e veçanërisht grumbullimi i trupave DNK, janë shumë të komplikuara. Për këtë, nevojitet që të kenë mundësi që shkencërisht të vërtetohen vdekja e tyre, terroristët e prekur mund të llogariten si të vdekur, dhe për këtë nuk mund të hiqet aktakuza kundër tyre, dhe për këtë duhet të ruhet urdhri për burgosje”, vlerëson prokuroria.(koha.mk)