Shkup, 25 prill – Prokurori Publik kujdestar i Prokurorisë Publike Themelore Shkup bëri ekspertizë në fshatin Rahçe ku pasdite u gjet një trup i pajetë i një burri, njofton Koha.mk
Sipas informacioneve të para të ekspertizës, siç kumtojnë nga Prokuroria Themelore Publike, personi është privuar nga jeta me të shtëna nga armë zjarri.
Me urdhrin e prokurorit publik, ndaj trupit të personit të vdekur do të bëhet autopsi.
“Janë dhënë urdhra për ekspertizën e të gjitha gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetur në vendngjarje”, kumtoi Prokuroria Publike Themelore. (koha.mk)