Prokuroria e Shkupit pranon tetë prokurorë, në KPP kanë konkurruar 13 kandidatë

Shkup, 14 nëntor – Këshilli i Prokurorëve Publike, në seancën e sotme pritet të zgjedh prokurorë të rinj për më shumë prokurori themelore në vend. Siç mëson gazeta KOHA, numri më i madh i prokurorëve pritet të zgjidhen për në Prokurorinë e Shkupit, gjithsej tetë. Për këto vende kanë konkurruar gjithsej 13 kandidatë, prej të cilëve, dy shqiptarë, një turk, një boshnjak dhe nëntë maqedonas. Gjatë periudhës së kaluar, konkursi për pranimin e prokurorëve publik ka qenë i hapu edhe për Prokurorinë e Tetovës, ku duhet të pranohen dy prokurorë, por siç mëson gazeta KOHA, për këto pozita deri te Këshilli i Prokurorëve Publik, s’ka konkurruar askush. Njëkohësisht, zgjedhje e prokurorëve të ri pritet të bëhet edhe për prokuroritë në Kumanovë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Gjevgjeli e Strugë.