Shkup, 7 korrik – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar propozim për lëshimin e urdhrit ndëshkues ndaj gjithsej 12 personave për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Sipas Prokurorisë Publike, të pandehurit nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat dhe urdhrat që përcaktojnë masa për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive KOVID-19. Ata nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për të ndaluar grupimin e më shumë se pesë personave në vende publike.
Prokurori publik kompetent propozoi që secili nga të pandehurit të gjobitet me 100 gjoba ditore, kurse lartësia e një gjobe ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.