Shkup, 8 maj – Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur propozim akuzë kundër 9 personave, të cilët me datë 27 prill në mënyrë të dhunshme dhe brutale u futën në Kuvendin e Maqedonisë. Të gjithë këto të dyshuar sipas Prokurorisë përndiqen për “pjesëmarrje në turmë e cila ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, dispozitë kjo e cila buron nga neni 384 i Kodit Penal, shkruan gazeta KOHA. Dorëzimi i propozim akuzës deri te Gjykata Penale e Shkupit vjen në kohën kur përfundon afati ligjor prej tetë ditëve ndaj pesë të dyshuarve të parë për sulmin ndaj Kuvendit, katër prej të cilëve gjatë javës së kaluar kanë qëndruar në paraburgim, ndërsa njëri prej tyre në paraburgim shtëpiak. Për të gjithë katër personat… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)