Prishtinë, 30 mars – Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti hetim në lidhje me deklaratën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili paralajmëroi për “konflikt vëllazëror” nëse në Kosovë formohet qeveri pa partinë e kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Informacionin në një deklaratë për media e konfirmoi prokurori kryesor i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqeri Syla, i cili deklaroi se sot pasdite policia e ka marrë parë në hetime kryetarin Bahtiri, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “shkaktim të urrejtjes”.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë e autorizoi policinë që të kryejë hetim dhe t’i marrë në pyetje dëshmitarët”, deklaroi Syla.
Bahtiri, i cili ishte zgjedhur në krye të Mitrovicës si kandidat i opozitës së tanishme, përderisa para zgjedhjeve parlamentare të tetorit u përshi në partinë e Kurtit, paralajmëroi për “konflikt vëllazëror” nëse pa VV-në,si parti fituese në zgjedhje, formohet shumicë e re në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria e re do të formohet kur do të mbahen zgjedhjet dhe secilit do ti tregojmë se ku e ka vendin. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit e deri në zgjedhje, sepse ne nuk kemi qëllim që të lejojmë që dikush të na e marrë pushtetin”, porositi sot paradite Bahtiri.
Partia e Kurtit distancohet nga deklarata e kryetarit të Mitrovicës, duke porositur se për momentin është prioritet lufta kundër pandemisë me virusin korona.