Shkup, 22 korrik – Në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur raporti i ekspertizës së telefonit të prokurores publike speciale Katica Janeva që i është konfiskuar lidhur me hetimin e rastit “Zhvatja”, njofton Koha.mk
Detaje zyrtare nga ajo që ka treguar ekspertiza, siç thonë nga Prokuroria, nuk janë njoftuar në interes të hetimit.
Ekspertiza e telefonit të Janevës ishte me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarit në “Reket”.
Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska këtë fundjavë në TV intervistë tha se kanë xhirime prej të cilave dëgjohen dhe shikohen se i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me dëshmitarin biznesmen, në spikerfon ka qenë edhe prokurorja publike.
Katica Janeva dha dorëheqje nga funksioni të hënën e kaluar, prej kur nuk është e qasshme për opinionin. Janeva, siç informojnë nga PSP-ja, të martën ka hapur raport mjekësor. (koha.mk)