Shkup, 28 dhjetor – Prokuroritë themelore publike në pajtim me Ligjin e amnistisë parashtruan mendime për kërkesat e dhëna për amnisti në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot i parashtroi mendimet për 17 kërkesat për amnisti. Është dhënë mendim pozitiv për tre kërkesa. Mendim se personat që kanë kërkuar amnisti nuk i plotësojnë kushtet në pajtueshmëri me Ligjin për amnisti është dhënë në 14 raste, njoftoi PTHP.
Kështu, nga gjithsej 29 kërkesa për amnisti, të parashtruara nga gjykata kompetente, Prokuroria Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dha mendim pozitiv për 15 kërkesa për amnisti, ndërsa për 14 është dhënë mendim se pas kërkesave nuk janë plotësuar kushtet për Ligjin.
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka proceduruar për 37 kërkesa për amnisti. Sot tek të gjithë është dërguar mendimi i Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup. Në një rast prokurori kompetent ka dhënë mendim pozitiv për zbatimin e dispozitave nga Ligji për amnisti. Për 36 personat e tjerë, mendimi nga prokurorët kompetentë publikë të cilët kanë proceduruar me lëndët kanë mendim negativ.