Vjenë, 29 gusht – Prokuroria për krim ekonomik dhe korrupsion hoqi dorë nga hetimi për financim të paligjshëm të partisë së zëvendës kancelarit Hajnc Kristijan Shtrahe dhe Johan Gudenus, lidhur me aferën “Ibica”.
Prokuroria theksoi se hetimi për mashtrim ende është në vijim dhe se pas analizës së të dhënave është vendosur që lidhur me disa paraqitje, të hiqet dorë nga ngritja e procedurës hetimore.
Bëhet fjalë, para së gjithash, për kërkesë për financimin e partisë.
Shtrahe ishte i detyruar të tërhiqet nga politika dhe Qeveria pasi u shfaq një video incizim nga Ibica prej para dy viteve në të cilat dëgjohet si një të afërme të miliarderit rus i ofron punë shtetërore për mbështetje financiare për partinë e tij.
Prokuroria konkludoi se në korrik të vitit 2017 Shtrahe nuk ishte në pushtet dhe kështu punët shtetërore nuk ishin në kompetencë të tij dhe nuk ekziston as bazë për vepër penale.