Ka përfunduar seanca ndaj anëtarit të Vetëvendosjes, Sadri Ramabajës para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ku Prokurori Special, Sylë Hoxha ka kërkuar që Ramabajës t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas përfundimit të seancës, prokurori Hoxha ka thënë shkurtimisht se dyshimet janë ato që i ka bërë publike vetë i dyshuari, njofton Klan Kosova.
Ai poashtu ka thënë se vendimi për këtë rast pritet të merret gjatë ditës. Avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka thënë se prokurori nuk i ka mbështetur në asnjë fakt pretendimet për dyshimet për klientin e tij për “Vrasjen e Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”.
Sadri Ramabaja sot kishte për tu paraqitur në Prokurorinë Speciale për tu intervistuar si i dyshimtë në një rast penal që ndërlidhet me vrasje të zyrtarëve të lartë të shtetit. Ai më pas ishte kapur dy ditë më parë në Durrës nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se donte të kalonte kufirin ilegalisht.