Shkup, 22 gusht – Profesoresha universitare Mirjana Najçevska, duke folur për gazetën KOHA, rreth zhvillimeve të fundit në PSP dhe arrestimit të Katica Janeës, thotë se propozimi i kryeprokurorit Lubomir Joveski, që në krye të PSP-së të caktohet një ushtrues i detyrës, ka bazë ligjore.
Neni 1 i Ligji për PSP-së, siç shprehet profesoresha Najçevska, i qartëson të gjithë dilemat rreth kësaj çështje. Në këtë dispozitë ligjore parashihet se gjithçka që nuk është e rregulluar me Ligjin e PSP-së, do të rregullohet me dispozitat e Ligji për prokurorinë publike. Megjithatë, problemi sipas saj, qëndron më tepër në aspektin juridik të ngjarjeve në Prokurorinë Speciale Publike.
“Të gjithë prokurorët special në PSP janë përzgjedh nga Katica Janeva. Këtu kemi një ekip i cili sipas hierarkisë, ka qenë i lidhur ngushte me Katica Janevën. Nëse diçka ka vepruar Janeva, thjeshtë është e pamundshme që askush nga prokuror me përvojë mos të kishte parë apo mos të vërejtur. Nëse ato nuk kanë parë asgjë, atëherë kemi problem me kapacitetin e tyre profesional. Ndërkohë, nëse kanë parë dhe kanë heshtur, atëherë kemi problem me kapacitetin e tyre moral dhe etik. Dmth. sipas meje, kur bie shefi i PSP, bie e gjithë PSP-ja. Mendoj se ushtruesi i detyrës shef i ri i PSP-së duhet të caktohet nga jashtë (jo nga prokurorët aktual të PSP-së)”, thotë profesoresha Najçevska. (koha.mk)