Dallas, 5 gusht – Prokurorët amerikanë kanë ngritur aktakuzë për vrasje kundër sulmuesit nga Teksasi, i cili vrau 20 njerëz dhe kërkojnë dënim me burg. Autoritetet në vend e udhëheqin këtë sulëm si rast të terrorizmit vendor.
I dyshuari Krusius është 21 i vjeçar racës së bardhë nga Aleni, Teksas. Është ngritur aktakuzë për vrasje, që të mund të jetë në paraburgim dhe aktakuza individuale do të ngrihen më vonë për çdo të vrarë.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abot, deklaroi se sulmi të shtunën siç duket është krim nga urrejtja, ndërsa policia, nga manifesti për të cilin mendojnë se është nga sulmuesi i armatosur, konsideron se është derdhja e gjakut ka motive raciste.
Sulmi është kryer në një pjesë të qytetit me shumicë të popullatës amerikano-latine.
Vetëm 13 orë pas masakrës në Teksas, në Ohajo ka ndodhur një këmbim zjarri masiv, ku një sulmues vrau nëntë persona dhe plagosi 27 në një zonë qytetare historike para se të qëllohet nga policia.(koha.mk)