Shkup, 26 tetor – Prokuroria Themelore Publike procedon padinë e ngritur nga Komiteti i Helsinkut ndaj ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe Njësitit për Intervenim të Shpejt. Prokuroria nuk jep detale në lidhje procedimin e padisë, por thotë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit të dhunës ndaj studentëve. Është dorëzuar kërkesë tek institucionet kompetente për dorëzim të të dhënave, mes tjerash janë thirr edhe shtatë persona, për të dhënë deklarata para prokurorit publik. Numrin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale, për momentin nuk jemi në gjendje ta ndajmë me ju. Veprimet ndërmerren në drejtim të konstatimit të ekzistimit të elementeve të veprave të kryera penale “Parandalim ose pengim të tubimit publk” nga Neni 155 dhe “Keqtrajtim në kryerjen e detyrë”s në bazë të nenit 143 të Kodit Penal- thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Themelore. “Në mëngjes e morra ftesën që më 6 nëntor, si dëshmitare dhe pjesmarrës direkt në ngjarje. Nuk e di deri ku është procedura, por më gëzon fakti që hapet procedurë për këtë ngjarje, që është me rendësi për bashkësinë akademike, para se gjithash për studentët që në mënyrë brutale janë tërhequr nga hapësirat dhe që tentuan të ndërprenë zgjedhje të parregullta, ku dhe gjithashtu u sulmuan fizikisht” ka thënë për TV Nova, Ivana Tufegxhiq, tani deputete në Kuvendin e Maqedonisë. Mes dëshmitarëve të brutalitetit ndaj studentëve të propozuar janë edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska, aktorja Ivana Pavllovic dhe gazetari Borjan Jovanovski.