Prokurimi i softuerit për rezultatet zgjedhore, PNKOK ngre akuzë ndaj ish kreut të KSHZ-së

22
Prokuroria Publike për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti akuzë kundër ish kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovskit.
Akuzat sic thonë nga PNKOK, janë ngritur pas zbatimit të një hetimi gjithëpërfshirës, ndaj ish kreut të KSHZ-së, tre punonjësve në KSHZ-së dhe menaxheri të një operatori ekonomik. Të pandehurit akuzohen për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 i Kodit Penal. Sipas Akuzës vepra penale është kryer gjatë dy prokurimeve publike, gjatë të cilave të akuzuarit kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 1milion 312 mijë e 409 denarë.
Sipas akuzës, prokurimi është bërë pa shpallur njoftim zyrtar, madje duke ulur kriteret për vlerësimin e operatorëve ekonomikë cilësia. Edhe pas prokurimit, nuk është kryer testimi i softuerit për të parë nëse i zbaton kriteret e kërkuara  dhe u lejua që i njejti të vihet në përdorim e siç tregoi praktika, dështoi pikërisht në natën kur opinion priste shpalljen e rezultateve.