Mattia Perin mund të rikthehet te Genoa. Sipas medieve italiane, Juventusi ka nisur tratativat me drejtuesit e klubit kuqeblu për portierin, i cili në verë ishte shumë pranë transferimit te Benfica. I rritur te Genoa, 27-vjeçari u largua nga klubi ligur për t’u transferuar në verën e vitit 2018 për shumën e 12 milionë eurove pikërisht te “Zonja e Vjetër”, por pa arritur kurrë të jetë protagonist me bardhezinjtë.
Perin ka zbritur në fushë me fanellën e Juventusit vetëm 9 herë, kjo është arsyeja që portieri kërkon të largohet, pasi dëshiron të luajë rregullisht dhe ish-ekipi i tij mund të jetë alternativa më e mirë për të.