Athinë, 19 janar – Projektligji sipas të cilit ratifikohet dhe hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës është dorëzuar në Parlamentin grek, me siguri të hënën pasdite do të shqyrtohet në Komisionin për mbrojtje kombëtare dhe punë të brendshme, ndërsa pritet të votohet deri të premten, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Projektligji i dorëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë është nën titull “Ratifikimi i marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të cilat janë sqaruar në vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerja e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve”, ndërsa përmban 3 nene.
Neni i parë është marrëveshja e nënshkruar në tërësi, neni i dytë ka të bëjë në ngritjen në nivel të Zyrës për ndërlidhje në Shkup në Ambasadë dhe të Zyrës për punë konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së Përgjithshme. Neni i tretë sqaron se ligji hyn në fuqi pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ndërsa marrëveshja pas ratifikimit konform nenit 20.
Projektligji me datë 18 janar të vitit 2019 është nënshkruar nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe ministrat e Qeverisë së stij.
Të hënën në mesditë, kryetari i Parlamentit, Nikos Vucis do të mbajë takim me nënkryetarët e tij që të caktojë procedurë parlamentare.