Minitria e punës dhe politikës sociale si dhe Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, kanë prezantuar katër projekte nga thirrja publike “Ushqim për të gjithë”, për ndarjen e mjeteve financiare, që kanë për qëllim krijimin e zgjidhjes inovative sistematike dhe të qëndrueshme, për sigurimin e ushqimit për qytetarët në nevojë.
Nga këto projekte duhet të përgatitet zgjidhja më e mirë për sigurimin e ushqimit dhe shpërndarjen për këtë kategori të qytetarëve, duke shfrytëzuar tepricën e ushqimit nga kompanitë, marketet e mëdha dhe restorantet.
“Rreth 450 mijë persona kanë nevojë për mbështetje nga shteti që t’u sigurohen kushte elementare për jetesë, duke përfshirë këtu ushqimin. Qëllimi i sfidës “Ushqim për të gjithë” është bashkëpunim nëpërmjet organizatave joqeveritare, kompanive dhe institucioneve shtetërore që të arrijmë deri tek modeli inovativ, ku do të përfshihen të gjithë, që qytetarët të kenë atë që kanë më shumë nevojë, e ai është ushqimi”,- tha drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski.
“Qëllimi është që nëpërmjet Fondit për inovacion të jepen propozime që do të kemi ndonjë efekt pozitiv, i cili do të mundësojë përdorimin e fondeve nga buxheti, përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile, sektorin e biznesit dhe personat të cilët kanë diçka për të thënë për sfidat të cilat ata përballen për të siguruar ushqimin për vete dhe për familjen”,- u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska. Thirrja publike kap vlerën prej 2 milion denarësh, ndërsa 10% duhet të mbulohet nga vetë aplikuesi./al.mrt