Shkup, 10 dhjetor – Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) sot do ta prezentojë projekt studimin për zbatueshmërinë për parkun shkencoro-teknologjik në Shkup, i financuar nga BE.
Në ngjarje do të prezentohen detaje prej analizës për zgjedhjen e modelit si dhe në konceptin e përgjithshëm shkencoro-teknologjik, pas së cilit do të pasojë debat me përfaqësues të më shumë institucioneve relevante, fakulteteve dhe odave ekonomike.
Në ngjarje do të mbajnë fjalim ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe drejtori i FIZHT, Jovan Despotovksi.
“Vendosja e parkut shkencoro-teknologjik ka për qëllim nxitjen e rritjes ekonomike, zhvillimin e kulturës së inovacioneve, konkurrencën e kompanive që implementojnë modele të reja, shërbime apo produkte. Pritet ta stimulojë zhvillimin dhe këmbimin e njohurive shkencore dhe teknologjisë midis universiteteve, institucioneve për hulumtime, kompanitë dhe tregun”, informojnë nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.