Projekt për shanse më të mira edukative për fëmijët romë në Shuto Orizarë

Në qendrën edukative të KARITAS për fëmijët nga lagjja e Shuto Orizarës sot zyrtarisht do të mbyllet projekti i financuar nga fondet e Postës së Polonisë “Përmirësim i shanseve edukative për fëmijët nga përkatësia rome në Shuto Orizar – Shkup”.

Projekti, në vlerë prej 16.000 eurosh, u realizua në vitin 2016 dhe parashikon modernizim të pjesërishëm të ndërtesës dhe sigurimit të kujdesit për fëmijë, të përkujdesur në Qendër.

Në mbylljen e projektit do të marrin pjesë ambasadori polak në Maqedoni, Jacek Multanovski dhe Peshkopi dhe Ekzarku Apostolik në Maqedoni, Kiro Stojanov.