NP “Higjiena komunale” – Shkup dhe organizata joqeveritare për ekologji “For selekt” sot nënshkruan Memorandum për zbatimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vendet e banuara në kanjonin Matka dhe rrjedhën e lumit Treska, informojnë nga ndërmarrja.
Në kuadër të aktiviteteve të parapara, ndërmarrja do të sigurojë mjete për selektim parimor të mbeturinave, do të kryejë grumbullim dhe transport të mbeturinave, si dhe pastrim të deponive të paligjshme në këtë rajon, ndërsa përmes Eko-patrullës së saj do t’i edukojë dhe informojë qytetarët për hedhjen e duhur të mbeturinave.
“E përshëndes iniciativën e organizatës ‘For selekt’ për mbrojtje të monumentit të natyrës ‘Kanjon Matka’, me zonën e përgjithshme të gjelbër të fshatrave përreth në kanjon dhe rrjedhën e lumit Treska. NP ‘Higjiena Komunale’- Shkup me të gjitha resurset e saja do të marrë pjesë në këtë projekt, me qëllim që ta avancojmë mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ta promovojmë veprimin e duhur me mbeturinat në rajonin e këtij atraksioni të rëndësishëm turistik”, deklaroi ndihmës drejtori i ndërmarrjes, Branko Nikollovski. (koha.mk)