Problemi me ndotjen e ajrit dhe emisionet e karbonit në rajonin ndërkufitar me Bullgarinë do të zgjidhet përmes projektit “Politikë e përbashkët e integruar për ekonominë e karbonit të ulët në rajonin ndërkufitar”. Projekti do të implementohet 15 muaj dhe mbështetet me 105 mijë euro përmes programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.
Siç njoftoi Jasminka Pashaliska – Andonovska nga Qendra për bimë shëruese “Ambrozia nga Pehçeva, ky është projekt pioner për zgjidhje të problemit me ndotjen e ajrit në Pehçevë, Berovë, Vinicë dhe Dellçevë nga ana e Maqedonisë dhe në Bllagoevgrad, Sandanski, Kresna Simitli dhe Strumjani nga ana bullgare. “Në të gjitha këto nëntë komuna deri më tani nuk ka pasur njësi matëse, të cilat do të na tregojnë nëse ka dhe në çfarë mase është ndotja e ajrit. Përmes këtyre aktiviteteve planifikojmë të bëjmë analizë të hollësishme të emisioneve të karbonit, monitorim të ajrit në të gjitha stinët e vitit”, tha Pashaliska – Andonovska në promovim të projektit. Të gjitha strukturat nga këto nëntë komuna të përfshira në projekt, tha do të hartojnë dokument të përbashkët strategjik. Qëllimi kryesor i projektit është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve të përbashkëta natyrore në rajonin kufitar.